Dorëzohet në polici Fazli Ndrecaj, i kërkuar për drogë

by Nexhat

Është dorëzuar në polici në stacionin policor të Suharekës i dyshuari Fazli Ndrecaj, i cili deri më tani ka qenë në kërkim.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

banner

Ai bëri të ditur se i dyshuari është dorëzuar në stacion i shoqëruar nga avokati i tij sot  rreth orës 19:30.

“I njëjti dyshohet për vepra penale që lidhen me shitjen dhe posedimin e lëndëve narkotike. Menjëherë është njoftuar Njësia e Hetimit të Trafikimit me Narkotikë, e cila, në konsultim me prokurorin, do të vazhdojë me procedurat e mëtejshme ligjore”, njoftoi Bytyqi.

Fazli Nrecaj ishte në arrati që nga 7 tetori i vitit të kaluar.

I njëjti është i dyshuar në rastin e 500 kilogramëve narkotikë, konkretisht veprat penale “kultivimin e bimëve narkotike, blerjen, posedimin dhe shitjen e paautorizuar të substancave psikotrope”, si dhe “mbajtjen e paautorizuar të armëve”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy