Haradinaj takohet me Giaufret, diskutojnë për zhvillimet politike dhe integrimin euro-atlantik

by Nexhat

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka pritur sot z. Emanuele Giaufret, Zëvendësdrejtor Menaxhues për Ballkanin Perëndimor në Shërbimin Evropian për Veprim të Jashtëm.

Përmes postimit të tij në Facebook, Haradinaj tregoi se gjatë takimit diskutuan zhvillimet politike në vend dhe rajon, proceset integruese euro-atlantike dhe rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit me Bashkimin Evropian.

banner

Postimi i plotë

Prita në takim z. Emanuele Giaufret, Zëvendësdrejtor Menaxhues për Ballkanin Perëndimor në Shërbimin Evropian për Veprim të Jashtëm.

Diskutuam për zhvillimet aktuale politike në vend e rajon, proceset integruese euroatlantike dhe rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit me Bashkimin Evropian. Theksova përkushtimin e Aleancës për avancimin e agjendës evropiane të vendit.

Kosova gjatë këtyre viteve ka ngecur në agjendën integruese euro-atlantike, veçanërisht në synimin për anëtarësim në NATO dhe Bashkimin Evropian, është jetike që ta kthejmë vendin në binarë të sigurt, përmes vendimmarrjes së përgjegjshme dhe forcimit të partneritetit me aleatët tanë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy