Hekuran Kryeziu debuton me humbje, Kosova U21 mposhtet nga Rumania në Prishtinë

by Nexhat

Kombëtarja e Kosoës në grupmoshën U21 ishte sonte nikoqire e kombëtares U21 të Rumanisë.

Në ndeshjen e zhvilluar në kuadër të kualifikimeve për kampionatin evropian EURO 2027, kombëtarja e drejtuar nga Hekuran Kryeziu pësoi humbje.

banner

Kryeziu debutoi me humbje në krye të kombëtares U21, pasi e zëvendësoi Afrim Tovërlanin, i cili e la Kosovën për Prishtinën.

Kosova U21 u mposht 1-0 nga Rumania, në takimin e luajtur në “Fadil Vokrri”.

Golin për rumunët e shënoi Ioan Vermesan, në minutën e 67-të të takimit, pas një gabimi të rëndë të portierit Laurent Shejit.

Kosova më nuk arriti të kthehet në ndeshje dhe tri pikët i morën rumunët.

Me këtë fitore, mysafirët ngriten në pozitën e tretë në tabelë, me dhjetë pikë, dy më shumë se Kosova, që bie e katërta me tetë pikë.

Vendi i parë i përket Spanjës me 18 pikë, derisa Finlanda është e dyta me 13 pikë.

Evropiani U21 i vitit 2027 do të mbahet në Shqipëri dhe Serbi

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy