Lopez i lumtur te Barcelona: Dua të qëndroj këtu përgjithmonë

by Nexhat

Mesfushori ofensiv i Barcelonës, Fermin Lopez, ka konfirmuar se është i lumtur në “Camp Nou”, pavarësisht interesimit të madh nga klubet angleze.

22-vjeçari kishte tërhequr vëmendjen e Chelsea-s dhe Manchester United gjatë dy afateve të fundit kalimtare, por vendosi të qëndrojë te katalanasit.

banner

Në fund të janarit, Barcelona e shpërbleu me kontratë të re deri në vitin 2031, duke treguar besimin e plotë te talenti i tij.

Duke folur për “Catalunya Radio”, Fermin pranoi se periudha e interesimit nga klubet e mëdha nuk ishte e lehtë.

“Ishte pak e komplikuar, ndjeva shumë presion, por nuk u lëkunda asnjëherë. Nuk mund të flisja për asgjë”, tha Lopez.

Së fundmi, emri i tij është rikthyer në qendër të tregut. Sipas “El Chiringuito” Manchester United është i gatshëm të ofrojë deri në 100 milionë euro për transferimin e tij.

Megjithatë, lojtari e ka bërë të qartë qëndrimin e tij.

“Barcelona ma zgjati kontratën dhe jam shumë mirënjohës. Sa më përket mua, do të doja të qëndroj këtu përgjithmonë”, ka theksuar Lopez.

Fermin foli edhe për objektivat e tij me kombëtaren, duke theksuar ambicien për të qenë pjesë e Kupës së Botës.

“E vërteta është se e shoh veten aty. Ka ende kohë deri në fund të sezonit, por jam shumë i lumtur që jam këtu dhe shpresoj të jem në Botëror”, përfundoi Lopez

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy