Mohamed Salah mund të rikthehet te Roma gjatë verës, pas largimit nga Liverpooli

by Nexhat

Mohamed Salah ka konfirmuar se do të largohet nga Liverpooli si lojtar i lirë këtë verë, dhe një nga destinacionet e mundshme është rikthimi te Roma.

Ylli egjiptian do të mbushë 34 vjeç në qershor dhe ka qenë pjesë e Liverpoolit që nga transferimi prej 42 milionë eurosh nga Roma në verën e vitit 2017.

banner

Pikërisht te “Giallorossi” ai bëri emër, pas eksperiencave te Chelsea dhe Fiorentina.

Edhe këtë sezon, Salah ka pasur ndikim të madh me 10 gola dhe 9 asistime në 34 ndeshje, por raportohet se ka pasur mosmarrëveshje me trajnerin Arne Slot.

Pritet që ai të transferohet ose në MLS, konkretisht te San Diego, ose në Saudi Pro League, ku interesim kanë shfaqur Al-Ittihad dhe Al-Qadsiah.

Megjithatë, sipas raportimeve nga media si “Retesport” dhe “Gazzetta dello Sport”, ekziston edhe mundësia e një rikthimi te Roma – një lëvizje më shumë emocionale.

Një marrëveshje e tillë pritet të jetë afatshkurtër dhe Salah do të duhet të pranojë ulje të konsiderueshme page nga rroga aktuale prej rreth 12 milionë euro neto në sezon.

Edhe në rast se Roma kualifikohet në Champions, kufiri i pagave i klubit është rreth 4 milionë euro në vit, çka e bën këtë transferim financiarisht të vështirë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy