Kombëtarja e Kosovës ka shënuar ngritje në renditjen botërore të FIFA-s pas fitores së rëndësishme ndaj Sllovakisë.
“Dardanët” mbrëmë triumfuan me rezultat 3-4 në ndeshjen dramatike ndaj sllovakëve, duke siguruar kështu kualifikimin në finalen e play-offit për Kampionatin Botëror 2026.
Falë këtij suksesi, Kosova është ngjitur për një pozitë në renditjen e FIFA-s, duke kaluar nga vendi i 79-të në të 78-in. Për më tepër, përfaqësuesja dardane ka fituar 16.59 pikë, një bilanc që mund të përmirësohet edhe më tej nëse sigurohet kualifikimi historik për Botërorin.
Në finalen e play-offit, Kosova do të përballet me Turqinë, në një ndeshje që do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”, të martën nga ora 20:45.

