Rritet tregtia Kosovë-Shqipëri – INSTAT: Në dy muaj eksportet arritën në 6.3 miliardë lekë

by Nexhat

Shqipëria dhe Kosova kanë shtuar  bashkëpunimin ekonomik gjatë viteve të fundit. Të dhënat e INSTAT tregojnë se eksportet vetëm në dy muaj janë rritur me 1 miliard lekë krahasuar me fillimin e vitit 2025 duke shkuar në 6.3 miliardë. Po ashtu rritje ka pasur edhe në mallrat që ne blejmë nga Kosova duke arritur në 1.8 miliardë lekë. Por pavarësisht kësaj në forumin e biznesit Shqipëri –Kosovë u theksua se ka ende hapësirë ku vendet mund të shtojnë marrëdhëniet ekonomike.

Drejtoresha e Agjencisë se Investimeve LAURA Saro tha se Shqipëria dhe Kosova duhet te jene bashke për të përballuar konkurrencën dhe sfidat globale.

banner

Ambasadori i Shqipërisë në  Kosovë tha se po punohet për të ulur edhe më tej burokracitë për bizneset midis dy vendeve.

Sipas të dhënave zyrtare Kosova mban vendin e parë edhe në  nivelin e investimeve  të realizuara në vendin tonë.

Në periudhën janar-shtator 2025 Kosova vijon të pozicionohet e para për sa i përket investimeve, duke arritur vlerën 153 milionë euro. Investimet nga Kosova në Shqipëri fokusohen kryesisht në shërbime dhe tregti, ku po zgjerohen në tregtinë me pakicë, pasuri të paluajtshme dhe ndërtim, por edhe në industrinë përpunuese.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy