Një person është arrestuar në orët e mesnatës në Gjakovë, pasi dyshohet se ka kanosur dhe sulmuar fizikisht prindin e tij.
Sipas informacioneve zyrtare, i dyshuari, shtetas kosovar, është ndaluar nga autoritetet pas raportimit të incidentit. Nga rasti nuk raportohet për persona të lënduar.
Me vendim të prokurorit kompetent, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti po trajtohet nga organet e rendit për procedura të mëtejshme ligjore.

