Eugen Cakolli nga KDI, ka reaguar lidhur me librin e Shkëlzen Gashit për masakrat në Kosovë, duke thënë në këtë rast s’bëhet fjala për gabime.
Cakolli, në postimin e tij, ka vlerësuar se bëhet fjalë për ‘’deformim të qëndrueshëm të narratives, në përputhje me propagandën serbe’’, përcjell Gazeta Express.
Postimi:
Edhe sa përpjekje për “fajësime” të të tjerve, para se me kuptu që s’kemi të bëjmë me një gabim?!
Gabimet, në esencë, janë pa dashje – ndërsa në këtë rast, nga ekspozita te libri e deri te deklarimet publike të këtij “autori”, nuk kemi të bëjmë veç me ndonjë lëshim statistikor për periudhën e luftës, por me një deformim të qëndrueshëm të narrativës, në përputhje me propagandën serbe.

