Demhasaj i reagon Haxhiut për ekspozitën e Gashit: Publikoni kriteret e përzgjedhjes e shumën e fondit, tregoni arsyet pse fituan këto organizata

by informim peje

Njohësi i çështjeve politike, Arton Demhasaj, i ka kërkuar kryetares së Kuvendit, Albulena Haxhiut, që të bëjnë publike thirrjen për aplikim, lidhur me ekspozitën për masakrat në Kosovë, e cila u përcoll me kritika të shumta për shkak të pasaktësive në të.

Demhasaj, nga Haxhiu, ka kërkuar që të publikohen edhe kriteret e përzgjedhjes, listën e organizatave aplikuese, shumën e fondit, si dhe, të tregohen arsyet se pse janë shpallur fituese organizatat që organizuan ekspozitën.

banner

“Publikojeni thirrjen për aplikim, kriteret e përzgjedhjes, listën e organizatave aplikuese, shumën e fondit, si dhe arsyet pse pikërisht këto dy organizata janë shpallur fituese!”, ka komentuar Demhasaj në postimin e Hashiut.

Ndryshe Haxhiu, më herët përmes një postimi shprehur “keqardhje” për situatën e krijuar, duke thënë se të gjitha votuan “pro” në Kryesi për këtë vendim.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy