Kosova vijon përgatitjet në “Fadil Vokrri” para finales ndaj Turqisë

by engel

Kombëtarja e Kosovës do të zhvillojë sot stërvitjen e radhës në Stadiumin Fadil Vokrri, me fillim nga ora 11:30, në kuadër të përgatitjeve për sfidën vendimtare ndaj Turqisë.

Kjo seancë stërvitore vjen pas paraqitjes mbresëlënëse të Kosovës në përballjen ndaj Sllovakisë, ku “Dardanët” arritën fitore dhe siguruan kualifikimin në finalen e fazës Play-Off.

banner

Në këtë ndeshje vendimtare, Kombëtarja e Kosovës do të përballet me Turqinë, në një duel që pritet të përcaktojë suksesin e radhës për ekipin kombëtar.

Finalja e madhe është planifikuar të zhvillohet të martën, me fillim nga ora 20:45, po në stadiumin “Fadil Vokrri”, ku pritet një përkrahje e madhe nga tifozët vendas.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy