Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbledhur nënshkrimet e nevojshme për të thirrur një seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, me qëllim diskutimin e rritjes së çmimeve të naftës.
Sipas informatave të siguruara nga Klan Kosova, seanca pritet të mbahet javën e ardhshme, megjithatë dita dhe ora ende nuk janë përcaktuar.
Kërkesa për këtë seancë është mbështetur me 40 nënshkrime nga LDK-ja dhe partitë opozitare, duke shprehur shqetësimin lidhur me ndikimin e rritjes së çmimeve të naftës mbi qytetarët dhe ekonominë e vendit.
Rritja e çmimeve vjen pas tensioneve gjeopolitike në rajon, veçanërisht pas përshkallëzimit të konfliktit midis Iranit, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Izraelit, që ka ndikuar në tregjet globale të energjisë dhe ka sjellë shtrenjtime të ndjeshme të derivateve në Kosovë.

