Trump kritikon aleatët e NATO-s: “Pse duhet t’i mbrojmë ata që nuk na qëndrojnë pranë kur ua kërkojmë?”

by engel

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka shprehur të premten zhgënjimin e tij ndaj aleatëve të NATO për refuzimin e tyre për të dërguar trupa në ngushticën e Hormuzit dhe paralajmëroi se SHBA mund të mos i mbrojë më ata në të ardhmen nëse kërkohet.

“Ne shpenzojmë qindra miliarda dollarë në vit për NATO-n, për t’i mbrojtur ata, por bazuar në veprimet e tyre, ndoshta nuk kemi pse të jemi aty”, tha Trump, duke nënvizuar se aleatët nuk kanë qenë mbështetës të vendit të tij në situata të rëndësishme.

banner

Që nga fillimi i ofensivës SHBA-Izrael kundër Irani një muaj më parë, Trump ka kritikuar vazhdimisht mungesën e mbështetjes nga aleatët perëndimorë dhe hezitimin e tyre për të angazhuar forca për të rihapur ngushticën e Hormuzit, një rrugë kyçe për eksportet e naftës dhe gazit nga Gjiri, e cila ka ndikuar drejtpërdrejt në rritjen e çmimeve globale të energjisë.

Në deklaratën e tij, Trump iu drejtua edhe Iranit: “Po negociojmë tani. Do të ishte shumë mirë nëse arrijmë diçka, por ata duhet të hapin ngushticën e Hormuzit.” Ai gjithashtu përdori gjuhë të ashpër për udhëheqësit iranianë, duke i quajtur “të vdekur” dhe duke përmendur pasigurinë për vijuesit e tyre.

Deklaratat e Trump vijuan me një ton të fortë dhe satirik, duke bërë referime edhe për situatën në Kuba dhe duke i kërkuar mediave që të mos i theksojnë disa prej komenteve të tij.

Mes kritikave ndaj aleatëve dhe paralajmërimeve ndaj Iranit, Trump theksoi përsëri bindjen e tij se SHBA nuk duhet të mbrojë vende që nuk tregojnë gatishmëri për të mbështetur partnerët e tyre në aleancë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy