“Kosova me rëndësi strategjike për NATO-n”, del dokumenti i Ruttes

by Nexhat

Sonte në emisionin “Info Magazine” në Klan Kosova është prezantuar dokumenti i raportit vjetor të paraqitur nga sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, lidhur me situatën në NATO dhe paashtu në shtetet ku është e pranishme aleanca veri-atlantike.

Prania e NATO-s në Kosovë, thotë raporti, është thelbësore për stabilitetin e rajonit të Ballkanit Perëndimor.

banner

Mandati për rolin e Aleancës në Kosovë rrjedh nga Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, e miratuar në vitin 1999.

Që atëherë, sipas raportit, Forca e Kosovës (KFOR) e udhëhequr nga NATO ka punuar për të ndihmuar në ruajtjen e një mjedisi të sigurt për të gjitha komunitetet në Kosovë, si dhe lirinë e lëvizjes. Ajo e bën këtë në bashkëpunim të ngushtë me BE, Kombet e Bashkuara dhe aktorë të tjerë ndërkombëtarë.

NATO-ja, thotë raporti vazhdon të mbështesë normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, veçanërisht përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja, i cili është çelësi për ndërtimin e paqes së qëndrueshme në rajon.

Në vitin 2025, sipas raportit të Ruttes, KFOR-i vazhdoi të sigurojë stabilitet mes tensioneve të larta në veri të Kosovës dhe siç e quan sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, kontekstit strategjik në zhvillim

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy