Kosova sot mbanë stërvitjen e radhës para finales me Turqinë

by Nexhat

Kombëtarja e Kosovës në futboll, sot mban stërvitjen e radhës para finales me Turqinë.

Dardanët dhe turqit do të ballafaqohen të martën mbrëma në ‘Fadil Vokrri’ në finalen e pley-off-it për Kupën e Botës 2026.

banner

Kombëtarja jonë dje ka mbajtur seancën e parë para sfidës historike kundër Turqisë, stërvitje në të cilën futbollistët kanë treguar përkushtim maksimal dhe vullnet të lartë gjatë stërvitjes.

Atmosfera në ekipin kombëtar është shumë pozitive, teksa gëzon fakti se të gjithë futbollistët janë në gjendje të mirë fizike dhe plotësisht të gatshëm për sfidën jetike me Turqinë.

Sipas Federatës së Futbollit të Kosovës, stërvitja e radhës e Kombëtares sonë mbahet sot në orën 11:00 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy