Nuk ndalet Antonelli, merr fitoren e dytë radhazi

by Nexhat

Piloti i ri italian Andrea Kimi Antonelli po vazhdon të shkruajë historinë në Formula 1, duke marrë një tjetër fitore të rëndësishme, këtë herë në garën e zhvilluar në Suzuka Circuit.

Pas triumfit në Shanghai pak ditë më parë, talenti i Mercedes-AMG Petronas Formula One Team dominoi edhe në Japoni, duke marrë kryesimin e renditjes së përgjithshme të pilotëve.

banner

Me këtë sukses, Antonelli hyn në histori si lideri më i ri i Botërorit, në moshën 19 vjeç, 7 muaj e 4 ditë, duke thyer rekordin e vendosur më parë nga Lewis Hamilton në vitin 2007.

Rekordet nuk përfundojnë këtu për pilotin italian. Ai bëhet italiani i parë që fiton në Suzuka që prej vitit 1992, kur triumfonte Riccardo Patrese, si dhe i pari italian që arrin dy fitore radhazi që nga viti 1953, kur Alberto Ascari dominonte me sukseset në Holandë dhe Belgjikë.

Pas garës, Antonelli u shpreh i kënaqur me performancën, duke theksuar se gjithçka po shkon në drejtimin e duhur.

“Ndjehem shumë mirë. Është ende herët për të folur për titullin kampion, por jemi në rrugën e duhur. Fillimi nuk ishte ideal, ndërsa makina e sigurisë më ndihmoi, por ritmi që pata ishte i jashtëzakonshëm”, deklaroi ai.

Renditja në Suzuka:

1.Andrea Kimi Antonelli – 1:28:03.403 (25 pikë)

2.Oscar Piastri +13.722s (18 pikë)

3.Charles Leclerc +15.270s (15 pikë)

4.George Russell +15.754s (12 pikë)

5.Lando Norris +23.479s (10 pikë)

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy