PDK mbështet protestën e organizatave të dala nga lufta e UÇK-së: Reagim i drejtë qytetar, shtrembërimi i fakteve duhet të kundërshtohet

by Nexhat

Partia Demokratike e Kosovës ka shprehur mbështetjen e saj për protestën e paralajmëruar për nesër nga organizatat e dala nga lufta e UÇK-së, si reagim ndaj ekspozitës me pasaktësi për masakrat e luftës në Kosovë.

“Kjo protestë është një reagim i drejtë qytetar dhe kombëtar për mbrojtjen e dinjitetit të viktimave, të familjeve të tyre dhe të vlerave të luftës çlirimtare të popullit të Kosovës. Çdo përpjekje për të shtrembëruar faktet, për të relativizuar krimet apo për të rishkruar historinë tonë është e papranueshme dhe duhet të kundërshtohet me vendosmëri”, thotë PDK.

banner

PDK thotë se “mbrojtja e së vërtetës për luftën tonë është një detyrim shtetëror dhe moral”.

“Duke ruajtur të vërtetën, ne njëkohësisht nderojmë viktimat dhe sakrificën e tyre”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy