Presidenti i federatës turke u ofron lojtarëve vila nëse kualifikohen

by Nexhat

Presidenti i Federatës së Futbollit të Turqisë, Ibrahim Hacıosmanoglu, ka motivuar maksimalisht kombëtaren e Turqisë në prag të finales së “play-off”-it të Kupës së Botës ndaj Kosovës.

Dardanët dhe turqit do të përballen të martën mbrëma në ‘Fadil Vokrri’ në sfidën vendimtare për kualifikim në Botërorin 2026.

banner

Kreu i federatës ka qenë i pranishëm në stërvitjen e skuadrës, ku ka dhënë edhe një premtim të bujshëm për lojtarët në rast kualifikimi në Botëror.

Sipas mediave turke, ai u ka premtuar futbollistëve nga një vilë në Bodrum nëse arrijnë të sigurojnë fitoren ndaj Kosovës.

“Kemi 22 vite që nuk marrim pjesë në Kupën e Botës. Nëse kualifikohemi, do t’i shpërblej lojtarët me vila, të cilat do t’i paguaj personalisht nga xhepi im”, ka deklaruar Hacıosmanoglu.

Ky premtim vjen si një shtysë shtesë për përfaqësuesen turke, e cila synon rikthimin në skenën më të madhe të futbollit botëror pas një mungese të gjatë

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy