“Pushteti jo privilegj për t’u shijuar, por barrë për t’u mbajtur me dinjitet”, qytetarët kritika Ramës për çmimet e larta, korrupsionin në qeveri dhe shtypje të mendimit të lirë

by Nexhat

Mbledhja e grupit parlamentar të PS nuk ka kaluar pa vëmendjen as të qytetarëve të thjeshtë, ndjekës në rrjetet sociale të kryeministrit Edi Rama.

Ka mjaftuar postimi i një video në profilin e Ramës, ku shihen momente nga mbledhja e tij me deputetët socialistë, që komentet të vërshojnë poshtë këtij postimi.

banner

Një qytetare i drejtohet kryeministrit Edi Rama me një mesazh të gjatë ku shkruan se pushteti shpesh shndërrohet në një strehë personale dhe egoiste, në vend që t’i shërbejë qytetarit

Sipas saj, drejtuesit shpesh harrojnë pse janë në poste drejtuese dhe kush janë ata që përfaqësojnë.

“Pushteti nuk është privilegj për t’u shijuar, por barrë për t’u mbajtur me dinjitet.

Nëse një drejtues nuk i shërben qytetarit, për çfarë duhet të qëndrojë në post?

Gjithashtu ajo nënvizon mungesën e përgjegjësisë dhe respektit në qeverisje, duke vënë në dukje se disa drejtues flasin për reforma, por nuk zgjidhin problemet më të vogla të qytetarëve.

Në fund ajo e mbyll komentin duke theksuar se respekti është themeli i çdo shërbimi publik të vërtetë dhe i besimit qytetar.

Ndërsa një tjetër qytetar kërkon se pse nafta është më lirë në Kosovë dhe Maqedoni ndërsa në Shqipëri nuk po pëson rënie.

Po ashtu, ai thotë se dhe çmimet e ushqimeve bazë janë më të shtrenjtat në rajon

Një koment tjetër që bien në sy është i një qytetari që kërkon nga Rama të luftojë korrupsionin.

“Luftojeni përpara se të na gllabërojë të gjithëve ! Demokratizoni cdo qelizë politike bëjeni kulturë që të kalojë në zyrat e shtetit , bëjeni Shqipërinë ku ligji vepron drejt dhe në kohe për cdo qytetar ! Atëherë dyert e Europës hapen vetë!”, shkruan qytetari.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy