SHBA paralajmëron: Universitetet amerikane në Irak mund të jenë objektiv i Iranit

by Nexhat

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Irak ka paralajmëruar se Irani dhe milicitë aleate të tij mund të synojnë universitetet amerikane në Bagdad, Sulejmanije dhe Duhok.

Sipas deklaratës, ekziston rreziku që këto institucione arsimore të kthehen në objektiv, pasi Irani ka kërcënuar më herët universitete amerikane në të gjithë Lindjen e Mesme.

banner

Ambasada thekson se Irani dhe grupet e armatosura të lidhura me të kanë kryer tashmë “sulme të gjera” kundër qytetarëve amerikanë dhe objektivave të lidhura me SHBA-në në territorin e Irakut.

Në të njëjtën kohë, në deklaratë kritikohet qeveria irakiane për dështimin në parandalimin e sulmeve terroriste ndaj interesave amerikane dhe vendeve të rajonit, duke përsëritur thirrjen që qytetarët amerikanë të largohen nga vendi.

Ndërkohë, për shkak të përshkallëzimit të konfliktit pas sulmeve të SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit, shumë universitete në rajon kanë kaluar tashmë në mësim online për arsye sigurie. /Panorama

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy