Shembje e rrugës në Prishtinë dëmton edhe rrjetin 110 kV, një pjesë e kryeqytetit pa energji – KOSTT del me reagim

by Nexhat

Në shembje dheu në rrugën “Don Shtjefën Kurti” në Prishtinë ka shkaktuar dëmtime në infrastrukturën energjetike, duke prekur rrjetin transmetues në nivelin 110 kV.

Sipas njoftimit të KOSTT, si pasojë e këtyre dëmtimeve, një pjesë e konsumatorëve që furnizohen nga nënstacioni Prishtina 6 kanë mbetur pa energji elektrike.

banner

Operatori i transmetimit bën të ditur se ekipet e tij, në koordinim me KEDS, ndodhen në terren dhe po punojnë intensivisht për sanimin e dëmeve dhe rikthimin sa më të shpejtë të furnizimit.

KOSTT u ka bërë thirrje qytetarëve të prekur për mirëkuptim, deri në stabilizimin e plotë të situatës

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy