Studentët shqiptarë në Shkup kanë nisur një aksion simbolik duke vendosur afishe në vende të ndryshme të qytetit, përmes të cilave kërkojnë që provimi i jurisprudencës të mbahet edhe në gjuhën shqipe.
Në pankartat e vendosura, mesazhi është i qartë: “Shqip kemi mësuar – provimin shqip do japim”, duke shprehur pakënaqësinë dhe kërkesën për respektimin e të drejtës për arsimim në gjuhën amtare.
Sipas raportimit të Almakos, studentët theksojnë se kërkesa e tyre është legjitime dhe lidhet drejtpërdrejt me barazinë në sistemin arsimor, duke bërë thirrje që institucionet përgjegjëse të reagojnë dhe të mundësojnë mbajtjen e provimit edhe në gjuhën shqipe.
Ky veprim vjen në një kohë kur çështjet e përdorimit të gjuhës shqipe në arsim vazhdojnë të jenë temë debati në vend

