Barcelona i jep ditë pushimi Raphinhas pas lëndimit: objektivi është El Clasico

by Nexhat

Barcelona ka vendosur t’ia japë disa ditë pushim Raphinhas pas lëndimit të pësuar me kombëtaren e Brazilit.

Qëllimi i klubit katalanas është i qartë: ta rikuperojë sa më mirë sulmuesin brazilian në mënyrë që ai të jetë gati për ndeshjet vendimtare të sezonit, mbi të gjitha për El Clasico kundër Real Madridit.

banner

Sulmuesi anësor u dëmtua gjatë ndeshjes miqësore mes Brazilit dhe Francës dhe analizat mjekësore e konfirmuan një problem në bicepsin femoral të kofshës së djathtë.

Lojtari është kthyer menjëherë në Barcelonë për ta nisur trajtimin dhe koha e rikuperimit parashikohet rreth pesë javë, njoftojnë mediat spanjolle,

Kjo do të thotë se ai do të mungojë në disa ndeshje të rëndësishme, përfshirë edhe sfidat e Ligës së Kampionëve kundër Atletico Madridit, por në klub ekziston shpresa që ai të rikthehet në kohë për fundin e sezonit dhe për përballjen direkte me rivalët e përjetshëm të Real Madridit.

Në këtë periudhë Barcelona ka vendosur të mos rrezikojë me gjendjen fizike të lojtarit.

Për këtë arsye, stafi teknik i drejtuar nga Hansi Flick ka preferuar t’i japë ditë pushimi dhe një program të personalizuar rikuperimi, me synimin që braziliani të rikthehet në formën më të mirë të mundshme për momentet vendimtare të sezonit.

Mungesa e tij është një goditje e rëndësishme për blaugranët, duke qenë se Raphinha ka qenë një nga lojtarët më të rëndësishëm në skuadër këtë sezon dhe një nga pikat kyçe në repartin ofanziv.

Në mungesë të tij, mundësitë në sulm pritet të rriten për lojtarë të tjerë të skuadrës, të cilët do të duhet ta mbajnë peshën e sulmit deri në rikthimin e brazilianit.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy