Bordi i Paqes e ka mirëpritur vendimin e Qeverisë së Kosovës për dërgimin e trupave të Forca e Sigurisë së Kosovës në Gazë.
Vendimi i ekzekutivit pritet të dërgohet për miratim edhe në Kuvendin e Kosovës dhe më pas nënshkrimi edhe tek Presidenti.
“Bordi i Paqes mirëpret angazhimin e fortë të Qeverisë së Kosovës për të çuar përpara paqen dhe rindërtimin në Gaza”, shkruan në llogarinë e këtij mekanzimi në X
Kryeministri, Albin Kurti, gjatë mbledhjes së Qeverisë, tha se “jemi të gatshëm të marrim pjesë dhe të ndihmojmë popullin e Gazës, sepse edhe vetë kemi qenë dhe jemi përfitues të forcave ndërkombëtare që nga viti 1999”.
Derisa, ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, theksoi se përmes këtij angazhimi Kosova synon të dëshmojë se është një partnere e besueshme dhe e gatshme të veprojë krah aleatëve në mbështetje të paqes dhe sigurisë.
“Ky vendim forcon edhe më tej profilin ndërkombëtar të shtetit tonë, afirmon profesionalizmin e FSK-së dhe e vendos republikën tonë në radhën e shteteve që jo vetëm përfitojnë nga siguria ndërkombëtare, por edhe kontribuojnë vazhdimisht në ruajtjen e paqes dhe rendit ndërkombëtar”, deklaroi ai.
The Board of Peace welcomes the strong commitment from the Government of Kosovo to advance peace and reconstruction in Gaza. https://t.co/4bDkiyWOUG
— Board of Peace (@BoardOfPeace) March 30, 2026

