“Dallaveret” me njehsorë, Azemi: S’mund të quhet gabim teknik, është manipulim sistematik

by Nexhat

Visar Azemi nga Lidhja Demokratike e Kosovës sonte në “Edicionin Special” në Klan Kosova foli për njehsorët elektrikë, për të cilët ai është shprehur se po masin gabimisht kohën.

Azemi deklaroi se në shumë raste është vërejtur se njehsorët nuk përputhen me kohën reale, duke krijuar diferenca të konsiderueshme.

banner

“Me vendim të ZRrE-së thuhet se energjia me të lirë tarifohet prej orës 22:00 deri në ora 07:00 në mëngjes gjatë muajve të dimrit. Por, në terren realiteti ka qenë ndryshe. Çka kemi parë ne, kemi parë që shumë njehsorë kanë matur gabimisht”.

“Nëse ora është 10 e natës, me njehësor ka qenë 8, 7, 6, ka pasur dallime deri në 15 orë. Pra, njerëzit të cilët kanë menduar se po e shfrytëzojnë energjinë me të lirën, ashtu siç edhe ka vendosur Zyra e Rregullatorit të Energjisë, në realitet e kemi parë se ka pasur një dallim bukur të madh”, tha ai.

Azemi gjithashtu ka bërë të ditur se një hulumtim i realizuar nga ai ka nxjerrë në pah përmasa të mëdha të problemit, ku shumica e njehsorëve rezultojnë me defekte.

“Kjo do të thotë që ne nëse kemi menduar që po e shfrytëzojmë energjinë e lirë, e kemi shfrytëzuar energjinë e shtrenjtë. Jo në të gjithë njehësorët. Unë kam bërë një hulumtim me 884 njehësor, 87 për qind e kësaj mostre ka dalë që njehësorët masin gabimisht. Prej 884 sa ka qenë mostra, janë  87 për qind që kanë defekte”, tha ai.

Azemi u shpreh se një gjë e tillë nuk mund të quhet gabim teknik, por sipas tij është një manipulim sistematik.

“KEDS padrejtësisht po e quan gabim teknik, nuk po flasim për gabim teknik, 87 për qind nuk është gabim teknik, 87 për qind është mostër bukur e madhe dhe është manipulim sistematik, pra po flasim për një shtritje bukur të madhe”, tha Azemi./Klankosova.tv

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy