Kombëtarja e Turqisë nuk ka zhvilluar stërvitje në shtetin e Kosovës, duke vendosur që ta zhvillojnë atë në shtetin e tyre para nisjes për në Kosovë.
Mediumi turk “Sporx” e ka postuar një video ku shihen lojtarët e Kombëtares turke duke ushtruar sot para nisjes për në tokën Dardane,
Sipas njoftimit nga Federata e Futbollit të Kosovës, në ora 18:00 Kombëtarja turke nuk do të ketë stërvitje por vetëm “ecje nëpër fushë”.
Kosova maçına hazırız!💪🇹🇷 pic.twitter.com/shbu5PRehY
— Sporx (@sporx) March 30, 2026
Ndërsa në ora 18:15 pritet të mbahet konferenca për media e kombëtares së Turqisë.
Kujtojmë që ndeshja e shumë pritur do të zhvillohet nesër në stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë në ora 20:45.

