Montella vlerëson Kosovën para finales: Ka arritur deri këtu me meritë të plotë

by engel

Trajneri i Kombëtares së Turqisë, Vincenzo Montella, ka vlerësuar lart përfaqësuesen e Kosovës në prag të përballjes vendimtare për kualifikim në Kampionatin Botëror.

Në një konferencë për media pas arritjes në Prishtinë, strategu italian theksoi se Kosova ka treguar cilësi dhe meritë për të arritur në këtë fazë të garës. Sipas tij, skuadra kosovare dallohet për organizim të mirë taktik dhe ide të qarta në lojë.

banner

“Kosova ka ardhur deri këtu me meritë. Nga ana taktike dallohet qartë struktura e tyre, kanë një lojë dhe ide shumë të qartë. Do të dalim në një finale dhe do të përgatitemi në mënyrën më të mirë”, u shpreh Montella.

Ai foli edhe për presionin që shoqëron këtë ndeshje, duke kujtuar mungesën e gjatë të Turqisë në Botëror që nga viti 2002. Montella theksoi se skuadra aktuale është e motivuar për të rikthyer vendin në skenën më të madhe të futbollit botëror.

Ndeshja finale mes Kosovës dhe Turqisë do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”, me fillim nga ora 20:45. Për “Dardanët”, kjo përballje përfaqëson një mundësi historike për të siguruar pjesëmarrjen e parë në një Kampionat Botëror, që këtë herë do të mbahet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada dhe Meksikë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy