Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim shefin e EULEX, Giovanni Pietro Barbano, me të cilin ka diskutuar për zhvillimet e fundit në fushën e sigurisë dhe sundimit të ligjit në vend.
Gjatë takimit, presidentja Osmani ritheksoi përkushtimin e institucioneve të Kosovës për garantimin e rendit dhe ligjit, si dhe për avancimin e standardeve demokratike. Ajo nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm me partnerët ndërkombëtarë në funksion të forcimit të institucioneve të drejtësisë.
Sipas një komunikate nga Zyra e Presidencës, bashkëbiseduesit diskutuan edhe për bashkëpunimin ndërmjet institucioneve të Republikës së Kosovës dhe EULEX-it, duke vënë theks të veçantë tek koordinimi i vazhdueshëm për forcimin e sundimit të ligjit.
Në takim u vlerësua gjithashtu bashkëpunimi i ngushtë në avancimin e agjendës për gratë, paqen dhe sigurinë, si dhe në zbatimin e standardeve të Konventa e Stambollit, në funksion të mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe fuqizimit të rolit të grave në shoqëri.

