Rama urdhëron mbylljen e vendpunishteve në Prishtinë pas incidentit me shembjen e dheut

by engel

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka marrë vendim për mbylljen e të gjitha vendpunishteve në kryeqytet, pas shqetësimeve të ngritura për sigurinë publike dhe gjendjen në terren.

Vendimi vjen një ditë pas incidentit me shembjen e dheut, i cili shkaktoi ndërprerje të energjisë elektrike për rreth 22 orë në një pjesë të madhe të qytetit. Rama theksoi se kjo situatë ka nxitur institucionet të ndërmarrin masa urgjente për të parandaluar rreziqe të ngjashme në të ardhmen.

banner

Në një njoftim zyrtar, ai bëri të ditur krijimin e një “Komisioni për Vlerësimin Emergjent” të të gjitha vendpunishteve në territorin e kryeqytetit. Ky komision do të përbëhet nga ekspertë të urbanizmit, inxhinierë të licencuar dhe përfaqësues të emergjencave, të cilët do të nisin menjëherë inspektimet në terren.

Sipas vendimit, çdo vendpunishte ku evidentohen shkelje apo probleme serioze të sigurisë do të mbyllet menjëherë dhe do t’i nënshtrohet një analize të detajuar institucionale, që mund të çojë deri në revokimin e lejeve të ndërtimit.

Rama paralajmëroi gjithashtu përgjegjësi për inspektorët komunalë që nuk kanë raportuar parregullsitë në kohë, duke kërkuar njëkohësisht bashkëpunim të plotë nga subjektet ndërtimore për respektimin e ligjit dhe standardeve të sigurisë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy