BBC: Kosova në eufori derisa ëndërron historinë e Kupës së Botës

by Nexhat

Mediumi britanik BBC ka shkruar për ndeshjen e sotme historike të Kosovës kundër Turqisë e cila vlen për kualifikim në Botëror që do të luhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,

BBC shkruan se dhjetë vite më parë Kosova kurrë s’kishte pasur mundësi të luante një ndeshje kualifikues, derisa tani janë vetëm 90 minuta larg historisë.

banner

“Dhjetë vjet më parë, Kosova nuk kishte luajtur kurrë një ndeshje kualifikuese për Kupën e Botës, tani ata janë 90 minuta larg kualifikimit për finalet e kësaj vere”, shkruan BBC, transmeton Express.

BBC ka rikujtuar historikun e shtetit të Kosovës, duke përmendur shpalljen e pavarësisë në vitin 2008 dhe anëtarësimin në FIFA e UEFA në vitin 2016.

 “Fitorja dhe Kosova që renditet e 78 në renditjen botërore, do të arrijnë në Kupën e Botës me 48 vende në SHBA, Kanada dhe Meksikë”, shkruan tutje BBC.

Meidumi britanik ka përmendur edhe interesimin e madh për ta parë ndeshjen, duke shkruar se shumë njerëz do të mbesin për ta shikuar në televizion.

“Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin e mbushur plot Fadil Vokrri në kryeqytetin e Prishtinës – megjithëse shumica e njerëzve do të mbeten duke e shikuar në televizion”, shton BBC.

BBC shkruan se Kosova ishte lejuar që të luante ndeshjen e saj të parë nga FIFA në mars të vitit 2014 me një barazim 0-0 me Haitin. Derisa ndeshja e dytë zyrtare ndërkombëtare ishte kundër kundërshtares së së martës, Turqisë, e cila fitoi me rezultatin 6-1.

“Më 5 shtator 2016, Kosova luajti ndeshjen e saj të parë kualifikuese për Kupën e Botës dhe barazoi 1-1 në Finlandë, por kjo u pasua nga nëntë humbje radhazi, pasi Kosova përfundoi e fundit në grup, duke shënuar vetëm tre gola në 10 ndeshje”, shkruan BBC.

Megjithatë mediumi britanik thekson se Kosova ishte përmirësuar shpejt, pasi kishte arritur të marrë disa lojtarë nga vende evropiane si Gjermania, Zvicra e Suedia.

 “Në kualifikueset e Euro 2020, ata morën kryesimin në një ndeshje jashtë fushe kundër Anglisë përpara se të humbnin 5-3, por përfunduan të tretët dhe u mposhtën nga Maqedonia e Veriut në gjysmëfinalet e play-off-eve.Lojtari yll i Kosovës është golashënuesi rekordmen Vedat Muriqi, me 32 gola në 67 ndeshje ndërkombëtare dhe 18 të tjerë për ekipin spanjoll të La Ligës Mallorca këtë sezon”, shkruan BBC.

Sipas këtij mediumi, Turqia dëshiron të dijë gjithçka për Muriqin, meqë ka shënuar 17 gola në ligë për skuadrën turke Rizespor, dhe 15 gola me Fenerbaçen në sezonin e radhës.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy