Paralajmëron OKB: Lufta në Lindjen e Mesme po u kushton vendeve arabe rreth 186 miliardë dollarë! Çdo ditë ndikon negativisht në ekonominë globale

by Nexhat

Lufta që nisi nga sulmet e përbashkëta të Izraelit dhe SHBA-së ndaj Iranit dhe u përhap në Lindjen e Mesme, ka shkaktuar tashmë humbje prej 186 miliardë dollarësh për vendet arabe, njoftoi sot një zyrtar i lartë i OKB-së, duke bërë thirrje për ndërprerjen e veprimeve luftarake.

“Shpresojmë që betejat të ndalen nesër, sepse çdo ditë vonese ka ndikime negative në ekonominë globale,” tha për gazetarët zëvendëssekretari i përgjithshëm i OKB-së, Abdalla al-Dardari, nga Ammani.

banner

Ai shtoi se, “vlerësojmë që humbja në produktin e brendshëm bruto të rajonit arab pas një muaji luftimesh do të arrijë rreth 6%, që përkthehet në rreth 186 miliardë dollarë më pak për ekonominë.”

Shtetet e pasura të Gjirit, që janë në shënjestër të sulmeve iraniane si hakmarrje ndaj ofensivës amerikano-izraelite, po paguajnë çmimin më të rëndë, theksoi al-Dardari.

“Për më tepër, vlerësojmë se numri i vendeve të punës që do të humbasin si pasojë e këtij konflikti arrin rreth 3.7 milionë,” shtoi ai.

Sa i përket ndikimit të luftës në varfëri, “presim që edhe rreth 4 milionë persona në rajon të gjenden ose tashmë të jenë nën kufirin e varfërisë gjatë këtij muaji.”

Duke nënvizuar varësinë ekonomike të vendeve të Gjirit nga nafta, zyrtari i OKB-së theksoi nevojën për gjetjen e rrugëve alternative nga Ngushtica e Hormuzit, nga e cila normalisht kalon një e pesta e naftës dhe gazit të lëngshëm natyror në botë.

“Ekonomia arabe mbështetet praktikisht te një produkt i vetëm,” tha ai. “Vendet që nuk eksportojnë naftë varen nga transferimet e kapitalit nga diaspora në vendet eksportuese dhe nga ndihmat që vijnë prej tyre, ndërsa vetë vendet eksportuese kanë vetëm një produkt,” shpjegoi ai, ka transmetuar Panorama.

“Ky fragilitet i ekonomisë arabe theksohet nga ngjarjet e fundit, që tregojnë se ajo nuk është e qëndrueshme,” përfundoi zyrtari.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy