Shqipëria mposhtet minimalisht nga Ukraina në miqësore

by Nexhat

Kombëtarja e Shqipërisë është mposhtur me rezultat 1-0 nga Ukraina në një ndeshje miqësore të zhvilluar në stadiumin “Estadi Ciutat de Valencia” në Valencia.

Pjesa e parë ka qenë e ekuilibruar, me pak raste të pastra shënimi. Rasti më i mirë për Shqipërinë ka qenë në minutën e njëzet e pestë, kur Armando Broja ka depërtuar nga krahu i djathtë dhe ka tentuar të kalonte portierin kundërshtar, por pa sukses. Dyzet e pesë minutat e para janë mbyllur me rezultatin 0-0.

banner

Në fillim të pjesës së dytë, trajneri Sylvinho ka bërë dy zëvendësime, duke aktivizuar Pilon dhe Mehmetin në vend të Hoxhës dhe Brojës.

Vetëm një minutë pas rifillimit, në minutën e dyzet e gjashtë, Ukraina ka kaluar në avantazh me golin e shënuar nga Oleksii Hutsuliak, i cili ka realizuar me kokë.

Shqipëria i është afruar barazimit në minutën e pesëdhjetë e nëntë me Qazim Laçin, që ka provuar nga distanca me një goditje të fortë, por portieri kundërshtar ka arritur ta devijojë topin.

Deri në fund të takimit, Shqipëria e ka kërkuar golin e barazimit, por pa arritur të ndryshojë rezultatin, ndërsa ndeshja është mbyllur me fitoren minimale 1-0 të Ukrainës

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy