“BE nuk ka votuar IBAR-in për Shqipërinë”, Berisha: Edi Rama, varrmihësi i shtetit ligjor dhe luftës ndaj korrupsionit!

by Nexhat

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se Bashkimi Europian nuk ka votuar raportin IBAR për Shqipërinë, duke akuzuar qeverinë për përpjekje për të manipuluar perceptimin publik mbi procesin e integrimit.

Në fjalën e tij gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së, Berisha theksoi se përfaqësuesit e Bashkimi Evropian kanë sqaruar se një votim i tillë nuk ka ndodhur dhe se çdo pretendim i kundërt, sipas tij, tregon mungesë respekti ndaj vendit

banner

“IBAR-i nuk është votuar dhe nuk mund të votohet duke u bërë mburojë e korrupsionit dhe duke asgjësuar sistemin e drejtësisë”, u shpreh ai.

Berisha u ndal edhe te vlerësimet e BE-së për kapitujt që lidhen me liritë, të drejtat dhe shtetin ligjor, duke i cilësuar ato si thelbësore për procesin e integrimit. Sipas tij, Shqipëria ka marrë një vlerësim negativ në këto fusha.

Ai akuzoi kryeministrin Edi Rama si përgjegjës për situatën, duke e cilësuar atë “varrmihës të shtetit ligjor dhe luftës kundër korrupsionit”.

Në përfundim, lideri i opozitës u bëri thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në një protestë më 17, të cilën e cilësoi si “kryengritje paqësore” kundër qeverisë, që ai e quajti “narko-qeveri”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy