Bindin “bigët” amerikano-latin, “dëfrehet” Argjentina, Brazili “thyen” Kroacinë

by Nexhat

Një natë e pasur me futboll ndërkombëtar, me pesë ndeshje miqësore të zhvilluara mes përfaqësueseve nga Amerika dhe Evropa. Në Atlanta, Shtetet e Bashkuara pësojnë një humbje 2-0 përballë Portugalisë. Edhe pa Cristiano Ronaldon, luzitanët tregohen bindës dhe marrin fitoren falë golave të Trincao dhe Joao Felix.

Spektakël në Buenos Aires, ku Argjentina dhuron një paraqitje dominuese dhe mposht 5-0 Zambian. Në listën e golashënuesve figurojnë Alvarez, Messi dhe Otamendi, ndërsa rezultati thellohet edhe nga një autogol i Chanda-s dhe një tjetër realizim nga Barco.

banner

Në Orlando, Brazili i drejtuar nga Carlo Ancelotti konfirmon formën e mirë, duke fituar 3-1 ndaj Kroacisë. Danilo zhbllokon sfidën, Majer barazon përkohësisht për kroatët, por më pas vendosin Thiago nga penalltia dhe Martinelli në minutat e fundit.

Barazim në Chicago mes Meksikës dhe Belgjikës, në një sfidë të balancuar që përfundon 1-1. Sanchez kalon në avantazh meksikanët, ndërsa Lukebakio rikthen ekuilibrin për “Djajtë e Kuq”.

Në fund, pa gola sfida e zhvilluar në Toronto, ku Kanadaja dhe Tunizia ndajnë nga një pikë në një ndeshje të mbyllur që përfundon 0-0. Një seri testesh të rëndësishme për kombëtaret, në prag të angazhimeve zyrtare që i presin nga 11 Qershori, date kur do të nisë edhe Kupa e Botës

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy