Ekstradohet nga Zvicra në Kosovë i kërkuari me letër rreshtimi

by Nexhat

Policia e Kosovës, njofton se përmes Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në bashkëpunim me njësitet tjera relevante dhe institucionet e drejtësisë, ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar B.Z. nga Zvicra në Kosovë.

Në njoftim thuhet se i dyshuari ishte arrestuar nga autoritetet zvicerane pasi kërkohej përmes Interpolit me letër rreshtimi ndërkombëtar të lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës, për veprën penale “Mashtrim”, dhe sipas autoriteteve, i njëjti i ishte shmangur drejtësisë.

banner

Sipas njoftimit ekstradimi është realizuar në bazë të ligjeve në fuqi dhe falë bashkëpunimit mes institucioneve të Republikës së Kosovës dhe atyre zvicerane.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se do të vazhdojë shkëmbimin e informacioneve me institucionet vendore dhe ndërkombëtare për parandalimin, hetimin dhe zbulimin e aktiviteteve kriminale, si dhe për gjurmimin dhe arrestimin e personave të kërkuar

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy