Zyrtari i LDK-së, Visar Azemi në ”Click” të RTV21 ka thënë se vendi është më afër zgjedhjeve sesa zgjidhjes së presidentit.
AI tutje ka komentuar pritjet për zgjedhjet e ardhshme, duke theksuar se prioriteti i partisë është sigurimi i rezultateve më të mira për qytetarët.
“Jemi më afër zgjedhjeve sesa zgjidhjeve. LDK sigurisht që do ta bëjë maksimumin dhe do të kemi rezultate më të mira. Besoj që edhe Vjosa Osmani mund të jetë pjesë e listës së LDK-së”, tha Azemi, duke shtuar se nuk mund të japë detaje të tjera në këtë fazë

