Tahiri: Kurti po i ik përgjegjësisë, qytetarët do ta ndëshkojnë me votë

by Nexhat

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti se po e çon vendin drejt zgjedhjeve të reja, duke shmangur, sipas tij, përgjegjësinë për zgjedhjen e presidentit.

Në Debat Plus, Tahiri tha se Kurti ka pasur mundësi të mjaftueshme për ta zgjedhur presidentin, por nuk e ka bërë një gjë të tillë.

banner

“Duhet me tregu Albin Kurti pse po e çon vendin në zgjedhje, pse nuk e bëri presidentin më 17 shkurt, pse nuk e bëri Vjosa Osmanin presidente. Ka mundur ta zgjedhë me LDK-në, me AAK-në, ka pasur mjaftueshëm, por nuk e ka bërë”, ka deklaruar Tahiri.

Tahiri e ka cilësuar procesin si “telenovelë politike”, duke shtuar se kryeministri po i shmanget përgjegjësisë për të qeverisur.

“Pse po bën telenovela, pse nuk po qeverisë, po i ik përgjegjësisë – këto janë pyetje për të”, u shpreh ai.

Duke folur për mundësinë e zgjedhjeve të reja, Tahiri tha se qytetarët do ta ndëshkojnë Kurtin me votë dhe kjo sipas tij, do të jetë i dukshëm.

“Ne besojmë që qytetari do ta ndëshkojë me votë Albin Kurtin, edhe do t’i votojë partitë tjera, sepse për 21 ditë po i shmanget përgjegjësisë që ia kanë dhënë qytetarët”, ka deklaruar ai.

Sipas tij, qytetarët po e vërejnë këtë qasje dhe do të reagojnë nëse vendi shkon në zgjedhje, duke e ndëshkuar pushtetin aktual për, siç tha, mungesë qeverisjeje dhe fokus në tema të tjera

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy