Vdes në QKUK 30-vjeçari që ishte i plagosur me armë zjarri

by Nexhat

Një 30-vjeçar ka humbur jetën në Qendrën Emergjente të QKUK-së, pas një plagosjeje me armë zjarri.

Lajmin për RTKlive e ka konfirmuar drejtori i Emergjencës, Naser Syla, i cili bëri të ditur se i ndjeri ishte i lindur në vitin 1996.

banner

Plagosjen e ka konfirmuar për RTKlive edhe zëdhënësi i Policisë, Enis Pllana, i cili tha se ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:30 në rrugën “Dëshmorët e Marecit” në Prishtinë.

“Sot, rreth orës 15:30, kemi pranuar informatën për një person të lënduar në rrugën ‘Dëshmorët e Marecit’ në Prishtinë. Njësitet policore dhe ekipi emergjent kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa personi është dërguar për tretman mjekësor. Aktualisht, janë duke u ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për të sqaruar rrethanat se si ka ndodhur rasti,” tha Pllana.

Policia po vazhdon hetimet për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy