Dogana: Në muajin mars pati rritje të të hyrave, 4.5% më shumë krahasuar me vitin paraprak

by Nexhat

Dogana e Kosovës, ka thënë se gjatë muajit mars ka pasur rritje të qëndrueshme të të hyrave dhe avancim të reformave në lehtësimin e tregtisë.

Në postim thuhet se, të hyrat arritën në 431 milion €, duke shënuar rritje prej 4.5% krahasuar me vitin paraprak, ndërsa vetëm gjatë marsit u realizua një rritje prej 12.7%.

banner

‘’ Në kuadër të luftës kundër ekonomisë joformale, janë zbuluar mallra të dyshuara për kontrabandë në vlerë rreth 800 mijë € në rajonin e Prishtinës. Në nivel ndërkombëtar, Dogana e Kosovës u rendit në top 10 vendet më të suksesshme në operacionin STOP IV, duke u pozicionuar e 7-ta nga 119 shtete pjesëmarrëse’’, thuhet mes tjerash në postim.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy