Haradinaj akuzon LVV-në për plane rreth presidentit: Po presin që Haxhiu të bëhet ushtruese detyre

by engel

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka hedhur akuza ndaj Lëvizjes Vetëvendosje lidhur me zhvillimet rreth zgjedhjes së presidentit të vendit.

Para nisjes së seancës, Haradinaj deklaroi se, sipas tij, Vetëvendosje po ndjek një strategji të mirëplanifikuar në kohë, me synim që kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, të marrë rolin e ushtrueses së detyrës së presidentit.

banner

“Duket që në VV e kanë një plan në kohë. Ata po duan që kryetarja e Kuvendit të jetë ushtruese detyre e presidentit. Çdo gjë fillon kur kemi ushtrues detyre të presidentit të ri dhe pastaj të fillojnë ndonjë bisedë ose konsultë,” u shpreh Haradinaj.

Ai theksoi se aktualisht nuk ka zhvillime konkrete në këtë drejtim, duke lënë të kuptohet se situata është e lidhur me afatet kohore dhe pritjet politike. Sipas tij, fokusi i shumicës parlamentare mbetet data 5 prill, kur, sipas këtij skenari, Haxhiu mund të marrë detyrën si ushtruese e presidentit.

Deklaratat e Haradinajt vijnë në një moment të ndjeshëm politik, kur çështja e zgjedhjes së presidentit vazhdon të mbetet një nga temat kryesore në skenën politike të vendit, ndërsa palët politike nuk kanë dhënë ende sinjale për një konsensus të mundshëm.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy