Kapiteni i Polonisë, Robert Lewandowski, ka lënë të kuptohet se mund t’i japë fund karrierës me kombëtaren, pas dështimit për t’u kualifikuar në Kupën e Botës 2026.
Polonia u eliminua në finalen e “play-off”, pasi u mposht 3-2 nga Suedia në Stockholm. Humbja i la polakët jashtë turneut që do të zhvillohet në Amerikën e Veriut.
Pas ndeshjes, Lewandowski ka publikuar një fotografi në rrjetet sociale duke u larguar nga fusha, e shoqëruar me këngën “Time to Say Goodbye” (“Koha për të thënë lamtumirë” v.j.), duke shtuar spekulimet për tërheqje.
Megjithatë, sulmuesi i Barcelonës nuk ka marrë ende një vendim përfundimtar. Ai ka thënë se fillimisht do të fokusohet te klubi dhe më pas do të vendosë për të ardhmen e tij me kombëtaren.
Tridhjetë e shtatë vjeçari është lojtari më i rëndësishëm në historinë e Polonisë. Ai ka shënuar tetëdhjetë e nëntë gola në 165 ndeshje dhe mban rekordin si golashënuesi më i mirë i kombëtares.
Lewandowski ka qenë pjesë e ekipit që nga viti 2008 dhe kapiten që nga viti 2014

