Në fokus ambasadat, Manza dhe sheshet! Pas paralajmërimit për rrezik sulmesh nga Irani, anti-terrori plan masash, shtohet numri efektivëve në terren

by Nexhat

Pas paralajmërimit të Ambasadës Amerikane, e cila një ditë më parë ngriti alarmin për një kërcënim të mundshëm nga grupe të lidhura me Iranin ndaj objekteve të lidhura me Shtetet e Bashkuara, por edhe ndaj hapësirave publike në Shqipëri, strukturat e Antiterrorit kanë intensifikuar planin e masave në terren.

Burime bëjnë me dije se njësitë e Antiterrorit kanë zhvilluar takime me përfaqësues të Ambasadës Amerikane dhe asaj Izraelite, në kuadër të koordinimit të veprimeve dhe rritjes së gatishmërisë për çdo skenar të mundshëm.

banner

Edhe pse plani i masave ishte hartuar më herët, pas këtij paralajmërimi është shtuar ndjeshëm vlerësimi i situatës dhe monitorimi i elementëve të rrezikut.

Në fokus të këtyre masave janë kryesisht ambasadat, godina e muxhahedinëve në Manëz, si dhe sheshe e hapësira të mëdha publike në vend, të konsideruara si pika me ndjeshmëri të lartë.

Në kuadër të këtij plani, pritet një shtim i prezencës së forcave policore në terren, ndërsa pjesë e grupit të punës është edhe SHISH, i cili në bashkëpunim me Antiterrorin do të ketë një vëmendje të shtuar ndaj sigurisë së objekteve diplomatike.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy