“Qëndrime të përbashkëta në arenën ndërkombëtare” Malaj takon Konjufcën, i sjell ftesë për Samitin e Diasporës në Shqipëri

by Nexhat

 Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Republikën e Kosovës, Petrit Malaj.

Ky takim siç ka njoftuar MPJ ka pasur fokus në interesin e përbashkët strategjik kombëtar dhe unifikimin e diplomacisë së dy shteteve.

banner

“Gjatë takimit u diskutua për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit ndërinstitucional, rritjen e koordinimit në politikën e jashtme dhe të qëndrimeve të përbashkëta në arenën ndërkombëtare, në funksion të interesave të përbashkëta”, njofotn MPJ.

Sipas komunikatës, Malaj e ka ftuar Konjufcën që të marrë pjesë në Samitin e Diasporës që Shqipëria e organizon çdo vit.

 “Republika e Kosovës e ka prioritet të vazhdueshëm thellimin e bashkëpunimit me Republikën e Shqipërisë në funksion të avancimit të interesit tonë të përbashkët”, përfundon njoftimi i MPJ.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy