Analisti Burim Ramadani, ka thënë në “Pressing” të T7, se ka gjasa që Lëvizja Vetëvendosje t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese me një pyetje tjetër.
Kjo për të shtyrë datën e zgjedhjeve deri në korrik.
Ramadani tha se Lëvizja Vetëvendosje gjithë energjinë e shpenzon për të gjetur fajtorin.
“Përpjekja e këtyre muajve është me gjetë fajtorin, jo me ofru zgjidhje. Nuk ka përpjekje sepse s’ka vullnet, krejt investimi, energjia e zgjidhje është me gjetë një fajtor”.
“Thelbi është si ka me u tentu me u shty edhe një muaj zgjedhjet, dhe ka mundësi që sërish Gjykatë Kushtetuese ka me iu bë një pyetje a kanë drejtë këta kandidatë me u tërheq, e nëse tërheqet çka ndodh. VV mundet me iu drejtu edhe niher kushtetutës kjo me qëllim me i shty zgjedhjet për korrik”, ka thënë ai.

