Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, nga foltorja e Kuvendit në seancën e sotme, ka thënë se 540 mijë euro është vlera xhipi i kryeministrit Albin Kurtit.
Behrami ka thënë edhe se, vetura është blerë nga një operator në Bullgari.
‘’Të gjithë po pysin pse kaq pak fjalime prej deputetëve të VV. Dëgjova që Dejona ish pa qef, s’ka mujt me jau shkru të gjithëve fjalimet. Baba ideologjik e ka braktis Kuvendin edhe Kosovën sa here ju ka dashtë. Sepse braktisja edhe ikja është doktrinë politike e tij. Po ku ka ik ai? Ai ka ik në xhipin e tij me xhama të zi, në vlerë prej 540 mijë euro, i blinduar i blerë jo nga një operator i Kosovës, por nga një operator në Bullgari. Edhe cili është skandali këtu? Qeveria dhe Albin Kurti marrin naftë dhe benzinë me çmim më të lirë se sa qytetarët për 10 deri në 15 cen’’, ka thënë ai.

