Një situatë e papritur ka shpërthyer te Chelsea, ku mesfushori argjentinas Enzo Fernandez është ndëshkuar me dy ndeshje pezullim nga vetë klubi. Vendimi vjen pas disa deklaratave të fundit të lojtarit lidhur me të ardhmen e tij dhe dëshirën për t’u larguar, që kanë shkaktuar reagim të menjëhershëm brenda klubit londinez.
Sipas raportimeve, trajneri Liam Rosenior ka konfirmuar se ka zhvilluar një bisedë direkte me lojtarin, duke e cilësuar situatën si zhgënjyese.
Ai ka theksuar se nuk ka asgjë personale ndaj Fernandez, por se “vija është kaluar” dhe klubi është detyruar të marrë masa disiplinore.
Pezullimi prej dy ndeshjesh do ta mbajë jashtë skuadrës një nga lojtarët kyç të mesfushës, në një moment delikat të sezonit për Chelsean,
Situata bëhet edhe më e ndërlikuar nga raportimet për tensione të larta brenda dhomës së zhveshjes, përfshirë edhe marrëdhënien me kapitenin e ekipit. Ende nuk dihet nëse kjo situatë do të ndikojë në të ardhmen afatgjatë të Fernandez në “Stamford Bridge”, por është e qartë se raportet mes lojtarit dhe klubit janë krisur seriozisht.

