‘‘Dejona s’ka mujt me ja’u shkru fjalimet’’, Behrami: Kurti e Qeveria blejnë naftë me lirë se qytetarët

by Nexhat

Artan Behrami, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, ka ironizuar me deputetët e Vetëvendosjes, duke thënë se arsyeja se pse nuk ka pasur fjalime aq shumë me këta të fundit është sepse Dejona Mihali s’ka arrit t’ua shkruaj të gjithë fjalimet.

Behrami ka thënë edhe se, kryeministri Albin Kurti, dhe qeveria e tij, blejnë naftë me lirë se qytetarët për 10 apo 15 cent.

banner

‘’Të gjithë po pysin pse kaq pak fjalime prej deputetëve të VV. Dëgjova që Dejona ish pa qef, s’ka mujt me jau shkru të gjithëve fjalimet. Baba ideologjik e ka braktis Kuvendin edhe Kosovën sa here ju ka dashtë. Sepse braktisja edhe ikja është doktrinë politike e tij. Po ku ka ik ai? Ai ka ik në xhipin e tij me xhama të zi, në vlerë prej 500 e 40 mijë euro, i blinduar i blerë jo nga një operator i Kosovës, por nga një operator në Bullgari. Edhe cili është skandali këtu? Qeveria dhe Albin Kurti marrin naftë dhe benzinë me çmim më të lirë se sa qytetarët për 10 deri në 15 cen’’, ka thënë ai

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy