“Jeni shumë të dobët”, Hykmete Bajrami përplaset me Arben Vitinë e Kusari-Lilën për çmimet e barnave e naftës

by Nexhat

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, është përplasur sot në Kuvend me deputeten e LDK’së, Hykmete Bajrami, sa i përket ligjit për çmimet e barnave.

Vitia ka thënë se “shumica e milionerëve farmaceutikë” janë krijuar gjatë qeverisjes së LDK’së.

banner

Ministri i Shëndetësisë ka thënë se ligjin për barnat nuk ka pasur guxim ta bëjë asnjë qeveri tjetër.

Lidhur me këtë i është kundërpërgjigjur edhe deputetja e LDK’së, duke i thënë Vitisë se kur flet me zë të ultë e gjuhë të moderuar “s’mund ta fshehësh krimin dhe korrupsionin”.

“Jeni Qeveria që i keni bërë 4 mijë tenderë njëburimor. Ti e ke pas njerin në grup punues që ta ka hartu listën e barnave esenciale, më vonë ka dalë te kompania që fiton miliona euro tendera. Këto janë të dhëna publike, s’e njoh asnjërin personalisht”, ka thënë Bajrami.

Deputetja e LDK’së, Hykmete Bajrami, është përplasur edhe me ministren Mimoza Kusari-Lila sa i përket asaj që po ndodhe me çmimet e naftës,  duke i thënë se flet me ton, ashtu siç ia kërkon partia.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy