Sulmuesi i kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi është një nga lojtarët më të mirë në La Liga këtë edicion.
“Pirati” dardan ka shënuar 18 gola në elitën e futbollit spanjoll në sezonin 2025/26 me fanellën e Mallorcës.
Përpos 18 golave, Muriqi e ka edhe një asistim.
La Liga ka postuar në faqen e saj zyrtare një postim të veçantë për Vedat Muriqin, duke i zgjedhur golat e tij më të mirë në garën e sivjetme.

