Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku, përmes një postimi në Facebook, ka ndarë një foto ku shihet se mungojnë deputetët e VV’së, teksa në parlament diskutohej për çmimin e lartë të naftës.
Lushaku ka thënë se ‘’debati është gjëja minimale që deputet duhet ta bëjnë’’.
Postimi:
Tani jemi duke diskutuar për çmimin e lartë të naftës në Kuvendin e Kosovës, derisa asnjë deputet i VV-së dhe asnjë ministër nuk është në sallë.
Debati është gjëja minimale që deputet duhet t’a bëjnë!
Mjerim!

